Lapidar Lladrovci, dedikim special për titullin e kampionit
Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci ia ka dedikuar titullin e kampionit, xhaxhait të tij dëshmor, Fehmi Lladrovci dhe gruas se tij, Xhevës. Poashtu edhe gjyshit të ndjerë, Tush Lladrovci.
“Falënderim e Lavdi Dëshmorëve, që dhanë jetën që ne të luajmë në liri, në veçanti Xhaxhit, Dadës e babës Tush të cilëve ju luta shumë që të jenë shtysë e jona në ndeshjen ‘finale’ ndaj Prishtinës, të cilët i përgëzoj për kampionat e konkurrencë të fortë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit në “Facebook” pa ndërhyrje:
Kampion i Kosovës për edicionin 2018/2019!
Kënaqësi e veçantë për mua, që kisha nderin, ta ngre në qiellin e Drenasit, kupën e fituesit të Superligës së Kosovës në Futboll, në cilësinë e kapitenit të skuadrës, kupë të cilën ma dorëzoi shkelqësia e tij, Presidenti i Republikës z.Hashim Thaçi ! Një rrugëtim i gjatë me shumë mund e sakrifica, një kampionat si më i bukuri dhe më i vështiri që mbahet mend, ku në fund triumfuam me plotë meritë.
Falenderim e Lavdi Dëshmorëve, që dhanë jetën që ne të luajmë në liri, në veçanti Xhaxhit, Dadës e babës Tush të cilëve ju luta shumë që të jenë shtysë e jona në ndeshjen “finale” ndaj Prishtinës, të cilët i përgëzoj për kampionat e konkurencë të fortë ! Falenderim i veçantë për kryetarin Naser Ramaj i cili ka meritat më të mëdha për sakrificën dhe mundin që po e bënë, që ta lartësoj sportin në qytetin tonë, e në veçanti Futbollin. Gjithashtu i falenderoj stafin e trajnerëve, në krye me Zekirija Ramadanin, Faruk Elshanin dhe Avni Hasanin. Kryesinë dhe drejtorët Avdullah Tahiri e Avni Zogaj, sekretarët Isak Smajlin e Bahri Baliun, mjekët tonë Arton Lestranin e Besim Bytyqin, si dhe ekonomët, bacin Elmi, bacin Osman dhe Fatonin e fotografin tonë Albertin.
Falenderim i madh për shokët, bashkëlojtarët e mi, me të cilët i ndamë momentet si të bukurat, poashtu të vështirat, e të cilët kanë meritë të plotë në suksesin tonë! Falenderoj dhe uroj tifozët Tigrat e Zi dhe qytetarët e Drenasit që na përkrahën gjatë rrugëtimit tonë.
Gjithashtu falenderoj gazetarët dhe mediat për punën profesionale dhe korrekte ndaj meje.
Falenderimi më i madh shkon për Zotin dhe Familjen time të cilët më qëndruan pranë dhe më përkrahën gjatë gjithë kohës !
Urime e respekt, L.Ll.