Laporta: Ajo që e pamë në Madrid është e turpshme
Real Madridi mori një fitore të kontestuar në fundjavë ndaj Almerias. Loja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” çoi shumë pluhur dhe u krijuan polemika më mënyrën se si fituan “Los Blancos” me përmbysje me rezultat 3-1.
Ekipi andaluzian u ankua në referim pas lojës, njëjtë si trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. Me këtë temë është marrë edhe presidenti i gjigantit katalunas, Joan Laporta, i cili i quajti të turpshme vendimet e gjyqtarit, por edhe të gjyqtarëve të sistemit VAR.
“Mund ta kishim zvogëluar distancën e pikëve me Real Madridin, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të referit dhe të VAR. Ajo që e pamë në ‘Bernabeu’ është një turp”, u shpreh Laporta. Falë kësaj fitoreje, Reali e mban distancën prej 7 pikësh ndaj rivalit të përbetuar dhe të përhershëm, Barcelonës.