![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/dembele.jpg)
Laporta: Dembele nuk e ka pranuar kontratën e re
12 qershor 2022
| 14:20
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me të ardhmen e Ousmane Dembele.
Dembele do të jetë lojtar i lirë këtë verë, nëse nuk arrin marrëveshje për rinovim.
Në një intervistë për mediat spanjolle, presidenti i Barçës, Laporta ka thënë se francezi nuk ka pranuar ofertën për të vazhduar edhe më tej në “Camp Nou:.
“Kam pasur një ofertë prej shumë kohësh nga ana jonë, por është e qartë se ai nuk e ka pranuar sepse prej kohësh nuk kemi dëgjuar nga agjenti i tij”, ka thënë ai.
Chelsea, Man United, PSG dhe Bayern Munich janë në garë për të marrë në radhët e tyre anësorin e Barcelonës.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e francezit.