Laporta: Do bëj gjithçka që ta mbaj Messin
17 shkurt 2021
| 16:29
Kandidati kryesor për postin e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se do të bëjë çmos që ta mbajë Lionel Messin në skuadër.
“Duhet të kemi ofertë garuese sportive. Është fitues dhe dëshiron të fitojë me Barcelonën. Do të bëj gjithçka që është e mundur. Ka shumë që e duan dhe ne kemi nevojë për një ofertë të rëndësishme. Paratë nuk garantojnë tituj”, ka thënë Laporta.
“Messi sjell më shumë para se shpenzime. Për Barcelonën është më e rëndësishmja kur e pyesin kur është më i miri në botë. Ata thonë Messi menjëherë”, ka shtuar Laporta.