Laporta: Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer Messin
15 maj 2023
| 11:04
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka siguruar tifozët se do të bëjë gjithçka për të rikthyer Lionel Messin në “Camp Nou” gjatë verës.
Në deklaratat e tij në emisionin në Twitter “Jijantes”, Laporta ka deklaruar se skuadra do të bëjë gjithçka për të rikthyer La Pulgën: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi”. Vlen të theksohet se gjatë festimeve për fitimin e titullit, tifozët e Barcelonës kanë brohoritur në mënyrë ritmike emrin e Messit.
Joan Laporta, en declaraciones a @JijantesFC, al ser preguntado por el posible regreso de Leo Messi: “Haremos todo lo que se pueda”.
— Toni Juanmartí (@tjuanmarti) May 14, 2023