Laporta: Do të bëjmë gjithçka që Messi të qëndrojë në Barcelonë

16 dhjetor 2020 | 16:51

Do të jetë e vështirë ta bindin, por në Barcelonë ka nisur operacioni “Messi”. Pas qëndrimit të sforcuar, “Pleshti” mendon seriozisht të përfundojë aventurën e tij “blaugrana” kur ky sezon të mbyllet.

Një gjë të tillë kërkojnë ta pengojnë kandidatët për president të Barcelonës. Një prej tyre është Juan Laporta. Ky i fundit qëndroi për shtatë vjet në postin më të lart drejtues të klubit katalunjas nga viti 2003 deri në 2010, ndërsa tani kërkon të kthehet sërish. Misioni i parë i tij është rinovimi i kapitenit.

“Do të bëjmë gjithçka që Messi të qëndrojë me ne. Rasti i Leos është unik. Nuk është njëlloj si Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid. Ne do ta bindim atë, duke i ofruar një skuadër kompetive”, ka thënë Laporta. Edhe rivalët e tij në garën për president të Barcelonës kanë të njëjtin mision, duke vendosur në qendër të projektit të tyre pikërisht Lionel Mesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj është takuar të mërkurën…