Laporta: Do të doja që Xavi të vazhdonte me ne

22 mars 2024 | 16:30

Lamtumira e Xavi Hernandez në fund të sezonit është gjithçka tjetër veçse e thënë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, në të cilën ka shpjeguar se si ekziston dëshira për të mbajtur trajnerin iberik.

“Ju tashmë e dini se unë do të doja që ai të vazhdonte me ne. Por unë i thashë që atëherë, kur ai foli për presionin, se ne jemi gjithmonë nën presion këtu dhe se me përvojën që ka ai mund ta përballojë atë. E pyeta nëse kishte ndonjë mënyrë për të ndryshuar mëndje, por e pashë me presion të pakapërcyeshëm në fytyrë, ndaj i thashë të pushonte, nuk më pëlqente ta shihja kështu. Ai vazhdon të thotë se do të largohet në fund të sezonit siç kishim rënë dakord, por të shohim. Le të mos e bëjmë këtë presion mbi veten sepse për momentin kjo formulë nuk funksionon. Kështu që ne gjithmonë mund të themi jo”, është shprehur Laporta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid pritet të bëjë ndryshime me afrimin e Kylyan…