Laporta edhe një herë flet për rikthimin e Messit te Barça
15 nëntor 2022
| 14:43
Joan Laporta ka komentuar përsëri gjasat për rikthimin e Lionel Messi te Barcelona. Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”.
Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili tha se nuk dëshiron të komentojë shumë.
“Fëmijët gjithmonë më pyesin nëse Messi do të kthehet këtu. Përgjigja ime është: do të shohim”, ka thënë Laporta. “Messi është lojtar i PSG tani – dhe unë nuk dua të futem në telashe”, ka shtuar ai.
Mbetet të shihet nëse Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pas Kupës së Botës.