Laporta flet për largimin e Griezmannit
07 shtator 2021
| 13:30
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për largimin e Antoine Griezmann nga “Camp Nou”.
Ai ka thënë se sulmuesi francez nuk ishte i përshtatshëm për sistemin e lojës që e aplikon skuadra e Barcelonës.
“Të gjithë e dimë çfarë tip lojtari është, por mendoj se nuk ishte i përshtatshëm për sistemin tonë të lojës, si person ka pasur gjithnjë një sjellje të mirë. Jam i bindur se nuk ishte lojtari për të cilin kishim nevojë. Është e qartë që ai mund të bënte diçka më shumë por e gjeti veten në situata të vështira”, ka thënë Laporta.
/Epoka e re/