Laporta: Messi nuk largohet, e dashuron Barcelonën
Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka shpresa se Lionel Messi do të qëndrojë në “Camp Nou”, pasi sulmuesi argjentinas e dashuron Barçën.
Laporta u rikthye në postin e presidentit të klubit pas 11 vjetëve dhe synimi i tij i menjëhershëm është për ta gjetur një mënyrë për ta mbajtur Messin.
Messi, i cili ishte buzë largimit nga klubi ku e kaloi gjithë karrierën verën e kaluar kur e kërkoi zyrtarisht largimin nga Barça, ka marrëveshje me klubin vetëm deri në qershor dhe është i lirë të largohet falas në përfundim të sezonit.
“Sot bëhen 20 vjet që prej kur një djalosh me emrin Leo Messin debutoi për ekipin e të rinjve të Barcelonës (U12-13). Ta shohësh lojtarin më të mirë në botë duke ardhur për të votuar me djalin e vet është shembull i asaj që kemi thënë”. “Leo e dashuron Barcelonën. Lojtari më i mirë në botë e dashuron Barcelonën”, ka shtuar Laporta. “Shpresoj se kjo do t’i ndihmojë atij të qëndrojë në Barcelonë. Këtë e do ai”, ka deklaruar ai.