Laporta nuk e përjashton mundësin e kthimit të Messit dhe Iniestas
17 nëntor 2021
| 16:53
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk e ka përjashtuar mundësin e kthimit të Messit dhe Iniestas në Camp Nou.
Pasi prezantimit të Dani Alvesin para 10 mijë tifozëve që ishin mbledhur në Camp Nou, ai ka thënë se ata lojtarë e kanë bërë klubin e madh.
“Këta janë njerëz që e kanë bërë këtë klub të madh. Messi dhe Iniesta janë spektakolar, nuk mund ta parashikoj të ardhmen, pasi ata ende luajnë, por ata e kanë bërë klubin të madh, ne e kemi gjithmonë parasysh, edhe pse tani ata kanë kontrata me klubet e tjera dhe ju duhet ta respektoni këtë, por në jetë nuk e dini kurrë”, ka thënë Laporta.