Laporta nuk e përjashton rikthimin e Messit dhe transferimin e Haalandit
Xavi Hernandez po arrin të rikthejë Barcelonën në “shina”, fitorja e fundit në “El Clasico” me “poker” golash ishte sinjali më i qartë. Drejtuesit e klubi blaugrana nuk mjaftohen me kaq, Joan Laporta kërkon të rikthejë Barcelonën e lavdishme që dikur “pushtonte” Spanjën dhe Evropën.
Numri një i klubit së fundmi është pyetur mbi mundësinë e një transferimi të mundshëm në “Camp Nou” të Leo Messit dhe Erling Haaland.
“Asgjë nuk është e pamundur. Afrimi i Haaland është i vështirë, por jo i pamundur. Janë shumë faktorë që ndikojnë në këtë operacion, e para dhe më e rëndësishmja, përpara se të afrojmë lojtarë duhet të shesim. Rikthimi i Messit? Ashtu siç e thashë për Haalandin, asgjë nuk është e pamundur, e vetmja gjë që mund të them me siguri është se mes palëve nuk ka pasur kontakte”, ka deklaruar presidenti i Barcelonës.