Laporta: Nuk kam menduar kurrë të shkarkoj Xavin

13 nëntor 2022 | 14:25

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur në lidhje me trajnerin e ekipit, Xavi Hernandez.

Xavi në fillimet e tij si një trajner i Barcelonës, ka hasur në vështirësi.

Spanjolli ka përpara një punë të madhe, pasi po mundohet të sjellë një ekip me gjenerata të reja në “Spotify Camp Nou”.

Në disa raste është raportuar që detyra e Xavit në stolin “Blaugrana” ishte në rrezik.

Por, një gjë të tillë e mohon presidenti i klubit, duke thënë që për as një moment nuk ka menduar të shkarkoj Xavin.

“Nuk kam menduar kurrë të shkarkoj Xavi, as për një moment. Ne 100% i besojmë Xaviut si trajnerin tonë, ne jemi krenarë për të. Ai e njeh klubin, ai e njeh momentin tonë dhe ai gjithashtu e di se ne mund të përmirësohemi shumë. Por ai është njeriu i Barçës”, ka thënë Laporta.

Kujtojmë se Xavi e ka marrë drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mandatin për të…