Laporta: Shkarkimi i Koemanit ishte i vonuar

29 tetor 2021 | 15:04

Presidenti i Barcelonës ka komentuar shkarkimin e holandezit. Në një intervistë, Joan Laporta ka pranuar se Ronald Koeman duhej të shkarkohej më herët.

“Mendoj se shkarkimi i tij ishte i vonshëm. Do të duhej të vendosja më herët, por ne menduam që atij dhe lojtarëve i duhej besim dhe motivim. Marr përgjegjësinë që nuk e shkarkova më herët”.

“Mendoj se Xavi është në një proces interesant rritjeje si trajner dhe kam referenca shumë të mira nga njerëzit që e njohin afër”.

“Ne kemi folur shpesh dy muajt e fundit dhe kemi një mardhënie të mirë, e di mendimin e tij për ekipin”.

“Gjithmonë kam thënë se Xavi do ta trajnojë Barçën një ditë. Ai e do futbollin, i përket këtij klubi dhe ky ishte dhe është qëllimi i tij. Kam besim te njerëzit që kam pranë, që e ndjekin dhe e njohin atë dhe trajnerët tjerë”, ka deklaruar Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…