Laporta shuan ëndrrat e tifozëve: Nuk dua të krijoj pritshmëri për Messin
23 dhjetor 2022
| 11:25
Lionel Messi është gjithnjë e më afër një marrëveshjeje të re me Paris Saint-Germain dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
“Ai është një lojtar i PSG-së, fitoi Kupën e Botës dhe është diçka që i bëri tifozët katalanas, sepse ishte një titull që e meritonte, por nuk dua të krijoj pritshmëri të cilat janë shumë të vështira për momentin”, ka thënë Laporta në televizionin zyrtar të klubit.