Laporta: Si president i Barcelonës ndihem borxhli ndaj Messit

24 korrik 2022 | 13:17

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me Leo Messin.

Në gusht të vitit 2021 Messi i ka dhënë fund periudhës së tij te Barcelona.

Argjentinasi është detyruar të largohet nga ekipi i fëmijërisë së tij, si pasojë e problemeve financiare.

Pas transferimit të Messit në PSG shumë zëra janë përhapur për një rikthim të mundshëm të tij në “Camp Nou”.

Së fundmi lidhur me këtë ka folur edhe presidenti i ekipit, duke shpresuar se historia në mes Barçës dhe Leos të mos ketë përfunduar.

“Unë mendoj, shpresoj se historia e Leo Messit me Barcelonën nuk ka përfunduar ende. Është ende e hapur, është përgjegjësia jonë të sigurohemi që të ketë një fund më të bukur se sa ishte. Si president i Barçës, ndihem borxhli ndaj Messit”, ka thënë ai.

Messi ka kaluar në “Parc des Princes” për shumën e 80 milionë eurove dhe ka kontratë edhe një vit me skuadrën parisiene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i lartë i vajit të lulediellit ka nxitur një…