Laporta ‘thumbon’ Bayernin: Para se të ankohen për Lewandowskin, le t’i shikojnë paratë që dhamë për të

29 korrik 2022 | 13:57

Joan Laporte e ka thumbuar skuadrën e Bayern Munich pas transferimit të Robert Lewandowskit.

I pari i klubit katalunas i është përgjigjur saktësisht trajnerit të bavarezëve, i cili është ankuar për presion të vazhdueshëm të katalunasve në drejtim të klubit për polakun.

Laporta ka zgjedhur të përgjigjej me thjeshtësi, duke e kthyer prapë “topin” kah “blaugranat”.

“Përpara se të ankohen, le t’i shikojnë arkat. Le t’i shikojnë paratë që ua dhamë për të”, ka thënë Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur pas raportimeve se…