Laporta: Vendimi për largimin e Messit ishte i dhimbshëm, por nuk pendohem

08 mars 2022 | 12:50

Në intervistën që dha Joan Laporta për Barça TV, pikërisht një vit pas marrjes së presidencës së katalanasve, një nga temat e bisedës ishte edhe largimi i Leo Messit te PSG.Ai tha se largimi i tij ishte vërtet i dhimbshëm dhe i trishtuar.

“Ishte e dhimbshme. Nëse bëj një bilanc, ishte vendimi më i trishtuar nga të gjithë dhe nuk do të kisha dashur kurrë ta kisha marrë, por gjithashtu nuk pendohem sepse doja ta vendosja institucionin përpara gjithçkaje, madje edhe përpara trajnerëve dhe më të mirëve”, ka thënë ai.

“Situata ekonomike e klubit që trashëguam ishte një katastrofë. Dhe sado që donim të qëndronte, u përballëm me një realitet të frikshëm. Messi nuk është më me ne, por Barça vazhdon në rrugën e suksesit. Me punë dhe vendime të mirëmenduara e ardhmja e klubit është e sigurt”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur…