Laporta zgjedhet president i Barcelonës
08 mars 2021
| 00:04
Joan Laporta është zgjedhur president i ri i Barcelonës, pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale të 7 marsit në klubin katalonas.
Laporta i mposhti dy kundërshtarët e tij Victor Font dhe Antoni Freixa, duke i fituar mbi 57% të votave të dielën.
Rezultati pas numërimit të 90 për qind të votave:
Joan Laporta: 57.61%
Antoni Freixa: 9.45%
Víctor Font: 31.65%
Joan Laporta do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president.
Nga viti 2003 deri më 2010, Laporta korri suksesin shumë të madh si president duke fituar shumë trofe: 4 tituj në La Liga, 1 në Kupën e Mbretit, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Kupën e Botës për Klube.