Laporta zhgënjen tifozët e Barçës: Messi nuk rikthehet

29 mars 2022 | 14:24

Lionel Messi verën e kaluar iu bashkua PSG-së, por duhet se ai nuk është i lumtur në klubin francez dhe kohët e fundit është folur për rikthim në Barcelonë.

Një gjë të tillë e ka përjashtuar presidenti Joan Laporta, i cili mbyll dyert për rikthimin e Messit.

“Nuk kam marrë asnjë mesazh nga Leo apo rrethi i tij në këtë drejtim. Për momentin nuk po mendojmë për rikthimin e tij. Ne po ndërtojmë një ekip të ri. Leo është lojtari më i mirë në botë, por ne nuk po mendojmë për kthimin e tij. Nuk do të donim të bënim një hap prapa. Barça është shtëpia e Leos. Do të doja që ai të ishte i pranishëm në hapjen e ‘Camp Nou’-së të ri. Marrëdhënia jonë është ndryshe tani, ai është në Paris. Nuk ishte e lehtë për mua, do të kisha preferuar që gjërat të ishin ndryshe. Vuri klubin në rrezik. Mendoj se bëmë atë që duhej të bënim. Nuk flas me të si më parë”, ka thënë Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorëve të Ushtrisë…