Laporte lë Bilbaon për Cityn
29 janar 2018
| 16:49
Skuadra e Athletic Bilbaos ka konfirmuar se Aymeric Laporte do të largohet nga klubi pasi është paguar shifra e kërkuar në klauzolën për largim e tij.
Mbrojtësi pritet që karrierën ta vazhdoj në Manchester City, ani pse Bilbao nuk e përmendi një gjë të tillë.
“Nuk dua t’ju them lamtumirë, por shihemi më vonë. Jam duke u larguar nga një klub unik, i ndryshëm dhe kurrë s’do t’ju harroj”, ka shkruar Laporte në “Twitter”.