Lara Colturi, e shtata në Austri mes 109 skiatoreve

13 shkurt 2025 | 15:43

Në pistën austriake të Saalbach po zhvillohet Kampionati Botëror i Skive, ku për Shqipërinë garoi të enjten skiatorja Lara Colturi. Ajo mori pjesë në garën e sllallomit gjigant, ku u rendit në vendin e shtatë.

Një tjetër paraqitje e mirë e skiatores 18-vjeçare kuqezi, që u rendit mes garueseve më të mira. Në këtë garë morën pjesë 109 skiatore dhe Colturi u klasifikua e shtata  me kohën e përgjithshme 2’26”21. Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 9-të me kohën 1’12”92.

Në zbritjen e dyta, koha e dhënë nga Colturi është 1’13”29. Pra, ajo arriti të fitonte dy pozicione pas zbritjes së dytë. Kjo paraqitje e mirë në Botëror, ku Colturi merr pjesë për herë të parë, pason ato rezultate të mira që skiatorja kuqezi ka dhënë këtë sezon në Kupën e Botës. Ajo do të garojë edhe në garën e sllallomit pas dy ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, ka folur për…