Lara Colturi nuk e mbyll dot zbritjen e dytë në sllallom në Finlandë

18 nëntor 2024 | 13:40

Në pistën e Levit, në Finlandë, u zhvillua gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Kupën e Botës në ski. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja 18-vjeçare shqiptare, Lara Colturi. Ajo bëri një paraqitje të mirë në zbritjen e parë, ku dha kohën 54”53 dhe avancoi mes skiatoreve më të mira, që vijuan garën.

Gjithsesi, Colturi nuk arriti ta mbyllte zbritjen e dytë, duke mos dhënë dot një kohë të përgjithshme. Kjo ishte gara e dytë sezonale për Lara Colturin, pas asaj në Soelden (sllallomi gjigant), ku u rendit në vendin e 16-të dhe grumbulloi 15 pikë në Kupën e Botës. Ajo vijon përgatitjen për sfidën e radhës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…