LARG KOSOVËS NË KROACI, LUFTOI KUNDËR TË NJËJTIT PUSHTUES SERBISË

20 tetor 2018 | 20:26

Ismet Sylejmani

Shumë e dashura Nënë, motra dhe vëllezër të Dëshmorit të kombit Haki Morina!

Të nderuara familje të dëshmorëve, veteran e luftetarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotrinj!

Sot nderojmë figurën e dëshmorit të kombit Haki Morina, i cili që në moshë të fëmijërisë, dashurinë për Atdheun e kishte në zemër, sepse e kishte të trasheguar dhe të mbjellur nëpër breza nga fisi e në mënyrë të veçante prej atëhere kur në kullën e stërgjyshit të tij këtu në Gllarevë, ku është mbajtur kuvendi i madh i Llapushës në vititn 1919, nga ku dolën vendime të mëdha e që veçohet ai për t’ia ndalur hovin Serbisë!

Ndikim të madh në formimin atdhetar e politiko-patriotik të Hakiut e vëllezërve të Tij, përpos përcaktimit dhe veprimit atdhetar të trungut familjarë, kanë pasur edhe dajtë nga Negroci e në mënyrë të veçantë ka pasur edhe veprimtari i madh kombëtar e ish- zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi, që është kusheriri i Nënës!

Hakiu bashkë me vëllezërit e tij, ka qenë pjesë aktive e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës e cila në vitin 1994bëhet themeluesja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Populli shqiptar luftës për liri e çlirim ia ka dhënë bijat dhe bijtë më të mirë, por edhe lufta ia ka marrë më të mirët, me luftarakët, ata të çeliktët e i tillë, ndonëse i ri në moshë, thonë se ishte edhe dëshmori Haki Morina, të cilit po i përulemi dhe i bëjmë nderime sot!

Serbia pushtuese dhe aleatët e saj në ish-jugosllavi, republikat jugosllave, bijtë më të mirë e më të devotshëm, na i kanë shfarosur me çdo mjet e në çdo vend, mjafton të kenë vërejtur se ata kanë kurriz se nuk bëhen spiuj e tradhëtardhe nuk ia kthejnë krahet armikut!

Platforma antishqiptare e maltuseve serb shtrihej kudo e ngado që lëviznin shqiptarët.

Në çdo hap godiste hangjari serb mbi burrat e kombit tonë, pa dallim moshën dhe pa dallim ideologjinë, mjaftonte të bindeshin se Atdheun e ka çështje mbi çështjet!

Gjakëpirësit serb në ish-Jugosllavi, luftën kundër popullit shqiptar e zhvillonin me çdo shqiptar që i kundërshtonte, që i luftonte e që nuk u bindej, të gjithë atyre ua vënë syrin dhe kudo që i kapnin i goditnin për vdekje, i masakronin, i vrisnin dhe ua dërgonin familjeve në shtëpi të shpuar nga rafalet e automatikëve dhe të sakatosur nga thikat dhe bajonetat e pushkëve dhe mjete të tjera torturuese!

Të tillë e kishte ardhjen në Atdheun e tij në Kosovë edhe Haki Morina, ndonëse jo edhe të ngjashme sikur të tjerët, sepse Hakiun e sollën në fshatin e lindjes, të vrarë e të masakruar, të prerë e të ekzekutuar, e sollën tinzisht, e sollën natën, se nata është terr, pasi natë e të zinj ishin edhe pushtuesit serb dhe veglat e tyre!

Shumë na kanë shkaktuar dhembje e vaj,tortura e dhunë, plagë e vrasje, varre dhe masakra, po krejt pushtuesit kudo nëpër botë kurrë nuk kanë qene të mirë e nuk do të jenë, por pushtuesit serb ishin më të pamëshirshmit, të gjitha të zezat na i bëne, por nuk arritën të na shfarosin as të na zhdukin.

Me asgjë nuk mundën me e nderpre rrugën e luftës së armatosur çlirimtare!

Pushtuesit nuk lanë gurë pa lëvizur e mjet pa perdorur por të kotë e patën, sepse vëllezërit e dëshmorit të kombit Haki Morinës e të shumë shqiptarëve anë e kënd trojeve të pushtuara të Shqipërisë në Kosovë e vise, që erdhën ne arkivole të blinduara se u vranë e u sakatosën barbarisht nëpër kazermat ushtarake jugosllave, të rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të ushtrive çlirimtare, ua nxorrën hakun vëllezërve të tyre, bënë luftë finale e frontale kundër policisë e ushtrisë serbe!

Aleatja e madhe e popullit shqiptar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bombarduesit e saj në kuadër të Aleancës së NATO-s, por edhe aleate të tjerë të fuqishëm pro shqiptar, si Anglia, Gjermania, Italia, Franca etj., bombarduan Serbinë dhe kryeqytetin e saj Beogradin dhe objektet e veçanta e nevralgjike të funksionimit të aparatit antishqiptar por edhe të funksionimit normal të atij shteti famkeq e vrasës për shqiptarët!

U dogjën në flakë e u shkatërruan krejtësisht nga bombardimet e NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Jugosllave në Dedinje në Beograd, u bombardua fabrika e municionit dhe armëve në Kragujevac, u bombardua agjensia e lajmeve TANJUG në Beograd dhe shumë objekte vitale e të rëndësisë së veçantë!

U bë realitet ëndrra e gjyshërve dhe baballarëve tanë, që në momente të përjetimeve të dhunës e tmerrit serb, ofshanin ah sikur të kishim mundësi ta bënim shkrumb e hi Beogradin!

Dhe epoka e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bëri realitet një ëndërr të tillë, Beogradi i Nikolla Pashiqit, Beogradi i Alksandër Rankoviqit dhe Beogradi i Milloseviqit, u bë shkrumb e hi, iu bombarduan urat e ngrohëtorja, iu bombarduan rrugët dhe nyjet, u kall në flakë Serbia pushtuese që në shekuj na dogji e na shkrumboi neve shqiptarëve të Kosovës e viseve të saja, na shpërnguli e kurr nuk na e hoqi gazepin!

Vëllezerit e Hakiut, thonë se sikur të kishte qenë gjallë Hakiu, e ta kishte pritur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të shëndërrohej në një luftëtarë emblemë luani dhe komandant me nam!

Mendohet se i gjallë nuk do të kishte dalur nga lufta, por do të ishte njëri nga heronjtë dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj ky monument është pak për këtë burrë të madh, por i bën nderë jo vetëm Hakiut, por krahinës së tij dhe popullit shqiptar!

Gllareva jote i dashur vëlla Haki Morina, ishte arenë e madhe e luftës së armatosur çlirimtare kundër pushtuesve serb e tradhtarëve të vendit!

Këtu armiku dhe eskadronet e vdekjes janë pritur me plumb e barot, pushkët dhe armët e çlirimtarëve kanë gjëmuar kudo kundër tyre, dhe Ti nga varri ke luftuar e ke kënduar, plagët tua në varr të kanë kulluar gjak por edhe në sytëtuaj, të janë derdhur lotë nga gëzimi, sepse ke dëgjuar se si vëllezërit Tuaj të një nëne dhe ata të popullit shqiptarë, ushtarë e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta kanë marrë hakun, kanë vrarë e kanë mitraluar pushtues, gjaksorë e kriminel paramilitarë serb!

Të nderuar të pranishëm!

Rënia e Hakiut është heroike, sepse ka rënë duke luftuar i vetëm kundër një ushtrie të tërë në Osojnik afër Dubrovnikut në Kroaci!

E ke gjatur vdekja të rrethuar nga ushtarë e paramilitarë serb, periudhë kjo kur artileria serbe granatonte e bombardonte qytetin e lashtë të Dubrovnikut!

Prandaj shpallja dëshmor i kombit është nderim dhe respekt, mirënjohje e përulje, pasi edhe larg Kosovës, në Kroacinë aleate të popullit shqiptar, luftoi kundër të njejtit pushtues Serbisë!

Lavdi dëshmorit të kombit Haki Morina!

Lavdi të rënëve për liri!

Prishtinë, 20 tetor 2018!

(Autori është ish-anëtar i Komitetit Drejtues të Levizjes Popullore për Republikën e Kosovës!)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës rrezikon të humbë donacionin prej 15.4 milionë…