Largimi i avokatit kryesor të Thaçit, Mehmetaj: Ky është turp për shtetin, Kroacia pagoi për Gotovinën 75 milionë euro
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas raportimeve për largimin e avokatit kryesor të Hashim Thaçit, Gregory Kehoe për shkak të pamundësisë për ta paguar.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është turp për shtetin e Kosovës. Mehmetaj ka kujtuar se Kroacia ka paguar 75 milionë euro vetëm për Ante Gotoivinën.
“Hashim Thaçit po i ikën avokati kryesor i tij, Gregory Kehoe, për shkak të pamundësisë për ta paguar.
Sipas Ligjit, Ministria e Drejtësisë mundet në vit të paguajë veç nja 1 milion e pak dhe këto para i merr avokati Luka Mishetiq. Nëse do avokat tjetër, apo kompani tjetër të avokatisë, atëherë duhet ta angazhosh privatisht. Privatisht Thaçi s’po mund ta paguajë. E qysh? A nuk qenkan bë këta miliarderë duke vjedhë pas luftës në Kosovë a? Qysh komandantët s’paskan pare a? Përndryshe ky është turp për shtetin dhe për gjithë shoqërinë. Kroacia për gjeneralin e vet, Ante Gotovina, i ka paguar 75 milionë zyrtarisht për mbrojtje dhe qindra miliona të tjerë jo zyrtarisht. Po na s’jemi ashtu, me gjasë s’jemi kurrfare”, ka shkruar Mehmetaj në “Facebook”.