Largimi i avokatit të Thaçit për mospagesë, Berisha: Kjo tregon se çfarë ‘derexhe’ ka rënë shteti i Kosovës
30 janar 2024
| 15:16
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se paralajmërimi i avokatit të Hashim Thaçit për largim shkaku i mospagesës tregon për gjendjen e shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se edhe 25 vjet pas luftës, UÇK-ja dhe krerët e saj po vazhdojnë të përballen me dosjet e Serbisë.
“Kërkesa për tërheqje të mbrojtjes së Hashim Thaçit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, për arsye të mospagesës, vetëm si lajm është shqetësues dhe mesazh i qartë se çfarë ‘derexhe’ ka ra shteti i Kosovës. 25 vjet pas luftës UÇK-së vazhdon të gjendet në betejë me dosjet e Serbisë dhe argatët e tyre në Kosovë, që në këtë rast bojkotohet si dikur…”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.