Largimi i avokatit të Veselit, Krasniqi: Neglizhenca e qeverisë ndaj Speciales mund ta dështojë shtetin e Kosovës
22 gusht 2024
| 17:16
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar largimin e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Ai ka kritikuar neglizhencën e institucioneve të Kosovës ndaj procesit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se kjo neglizhencë mund ta shndërrojë Kosovën në shtet të dështuar.
“Indiferenca e kësaj shoqërie dhe neglizhenca e kësaj qeverie ndaj këtij procesi, mund ta shndërrojë këtë shtet në shtet të dështuar, me te gjitha konsekuencat tragjike që barte dështimi i një shteti”, ka shkruar Krasniqi.