Largimi i dy deputetëve, Kusari-Lila s’e sheh problem kalimin e projektligjeve
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, nuk është duke e parë si problem kalimin e projektligjeve.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kur është pyetur për largimin e dy deputetëve nga kjo parti Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ka thënë se ata kanë qëndrime kundër në disa projektligjeve, por që në të tjerat duhet t’i votojnë.
“Kryesia vendos që me 10 tetor të vazhdojmë me seancë, e cila do të trajtojë pika e pa përfunduar nga seanca e kaluar”.
“Zyrtarisht grupi parlamentar i Vetëvendosjes i ka 62 deputetë. Nuk parashohim diçka më dramatike në javën në vijim. Është e domosdoshme që 54 projektligje që janë në lexim të dytë që janë të përmbyllen”.
“Në rast se projektligjet nuk trajtohen në lexim të dytë ato kthehen. Ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuar të marrin pjesë”, ka thënë ajo. /EO