“Largimi i Kosovës nga procesi i Berlinit vështirëson rrugën për BE”
Zyrtarë të instituicioneve të Kosovës kanë paralajëmruar vazhdimin e masave të sigurisë mbi mallrat serbe dhe njëkohësisht edhe paqartësinë për pjesëmarrjen në CEFTA. Paralajmërimet vijnë në kohën kur i dërguari gjerman Manuel Sarrazin, tha se po kërkohet një formulë e vazhdimit të aktiviteteve të CEFTA-s sipas modelit gjashtë minus një, që nënkupton vazhdimin e tregtisë së lirë të gjashtë vendeve të Ballkanit por pa Kosovën. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Sarrazin nuk po tregohet objektiv dhe se s’ka pasur mirëkuptim për masat e sigurisë që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave serbe. Sipas tij, pavarësisht kritikave Kosova s’do t’i largojë masat e sigurisë ndaj mallrave serbe.
“…Masat mesa kam unë informata do të mbetet në fuqi. Nuk shoh ndonjë veprim që shumë shpejtë ato do të hiqen sa i përket masave të sigurisë që Kosova i ka vendos ndaj Serbisë për qarkullimin e këtyre mallrave. Kështu që mendoj se ky vit do të shkojë kështu. Plus ne sa të arrijmë në muajin dhjetor ne do të hyjmë në fushatë zgjedhor dhe do të jetë një situatë të re në vitin 2025”, tha Konjufca.
Manuel Sarrazin qëndroi dy herë në Kosovë brenda një jave në përpjekje për të bindur Qeverinë e Kosovës që të ndryshojë qëndrimin rreth pjesëmarrjes në CEFTA, me formulën e praninsë përmes funsotës dhe jo sikur deri tani përmes UNMIK-ut. Sarrazin paralajëmroi se Kosova mun dtë mbetet jashtë. Por kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna lënia jashtë e Kosovës d otë dëmtonte eksportim e saj në rajon dhe prodhimin e vogël
“…pasojat do të jenë të mëdha në shumë aspekte. Së pari prodhuesit tanë vendor, me terheqjen nga CEFTA, do të vihet me automatizëm vendosja e tatimit doganor nga vendet ku produktet tona eksportohën dhe produktet do të dalin me cmime shumë më të larta sesa që kanë qenë kur kanë qenë të liruara nga tatimi doganor. Aspekti i dytë është aspekti diplomatik ku ne jemi të përkushtuar për një treg të hapur ku kemi nënshkruar marrëveshjen për tregun e përbashkët rajonal dhe tani tërhjekja nga kjo marrëveshje nuk është një mesazh i mirë për të gjitha iniciativat që kanë për qëllim të na dërgojnë përpara…”, tha Rafuna për rtv21.
I dërguari gjerman tha se nuk k a arritur të bëjë përparim në biseda me Qeverinë për ta bindur që të heqë dorë nga bllokimi i mallrave nga Serbia, një vedim ky që u mor vitin e kaluar pas trazirave në veri.Sarrazin foli edhe për ngërçin që mund të ketë procesi I Berlinit njëkohësisht dhe paralajmëroi kthimin e Ballkanit të Hapur nëse Kosova këmbëngulë në qëndrimin e saj, Analisti politik Fidan Ukaj, tha se nëse Kosova largohet apo lihet anash nga procesi i Berlinit, i bie që rruga e Kosovës për BE do të vështirësohet.
“…refuzimi për mos me marrë pjesë në CEFTA e kryeministrit është një gabim për shkak që e vështirëson mundësinë e tregtimit të operatorëve ekonomik të Kosovës. E po ashtu edhe vendosja e kushteve që Kurti i ka vendosur nuk është një çasje e drejtë sepse duhet të jetë një strategji, sepse do duhej thënë se ne do të marrim pjesë në CEFTA por këto pengesa nga Serbia e Bosnja në këtë iniciativë të quajtur CEFTA, duhet të eleminohen, por nëse jo atëherë do të tërhiqemi…”
Ekonomisti Mustafë Kadriaj thotë se sjellja e Qeverisë aktuale është çmenduri politike e cila po hedhë poshtë mundimet e mëparshme për të qenë pjesë në procese ndërkombëtare.
“…kjo është në kundërshtim dhe aspak në interes të shtetit dhe të ekonomisë së vendit. Kryeministri duhet të na e tregoj planin se ku po dëshiron të shpie Kosovën me këto veprime. Kjo çasje nuk është aspak e drejtë as në aspekt politik e aq më pak ekonomik..”, tha Kadriaj.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) është një marrëveshje tregtare ndërkombëtare midis vendeve kryesisht të vendosura në Evropën Juglindore dhe Kosova deri më tani është përfaqësuar nga UNMIK sipas Rezolutës 1244.