Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet
19 qershor 2024
| 11:03
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.
Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.
Ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse shtoi se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë por Kosova sipas tij s’ka pranuar të shantazhohet./kp/