Largimi i Thaqit nga Prishtina, i mundur
25 gusht 2020
| 13:02
Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi është afër largimit nga klubi më i madh në vend.
Mbrojtësi i djathtë nuk ka vazhduar ende kontratën me bardhekaltërit dhe divorci pritet të ndodh në ditët në vijim. Thaqi ishte lojtari më i dalluar tek Prishtina në dy vitet e fundit.
“Nuk e kam vazhduar ende kontratën me Prishtinën, ndërsa sa i përket të ardhmes ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Thaqi për “Olle”.