Largimi i Vjosës, ndoshta do të na dëmtonte, ndoshta s’do të na dëmtonte!

18 prill 2020 | 09:26

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, në një intervistë për “Eurnews Albania”, ka thënë se LDK-ja po punon për emrin e kryeministrit. I pyetur për Vjosa Osmanin dhe qëndrimet e saj të fundit kundër atyre të LDK-së, Gashi ka thënë se në LDK respektohen mendimet ndryshe. “Zonja Osmani është zonjë e nderuar dhe deputete e Kuvendit, ka shprehur vullnetin e saj me votë dhe vazhdojmë”, ka thënë Gashi, i cili, i pyetur për mundësinë e largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe për dëmin që do t’ia bënte, Gashi ka shtuar: “Mund edhe të mos tërhiqet. Respektojmë mendimet e saj. Ndoshta do ta dëmtonte, ndoshta nuk do ta dëmtonte”, është përgjigjur Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me foton e çiftit të infermerëve në SHBA, të cilët…