Largimi nga Mallorca në janar? Flet Vedat Muriqi
Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca. Ai ka folur për shumëçka rreth tij, përfshirë karrierën dhe fëmijërinë.
Ai ka treguar gjithashtu se përkundër thashethemeve, Muriqi nuk do të largohet në janar nga Mallorca.
“Nuk kam menduar kurrë të dal. As në janar, 100% jo. Por është diçka që nuk është në dorën time sepse ndonjëherë vjen një skuadër që mund të pajtohet me Mallorca, më thonë ‘të shesim’ dhe nuk mund të them asgjë. Kam një kontratë shumëvjeçare me Mallorca dhe nuk dua të largohem kurrë. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime, po luaj dhe po kaloj mirë, mendoj dhe prandaj nuk kam menduar kurrë të largohem”, tha sulmuesi kosovar.
Kujtojmë se për të janë interesuar shumë klube të njohura evropiane, të cilat duan shërbimet e 28-vjeçarit qysh në janar.