LARGOHEM NGA USHTRIA PËR SHKAK TË UDHËHEQJES TË KOMUNËS SË GJILANIT DHE TË IOM
Ismet Sylejmani
I nderuar Komandant i Zonës!
I nderuar Komandant Buja!
Të nderuar anëtarë të Shtabit!
Të nderuar komandant të Brigadave e Batalioneve të Zonës!
Po ju drejtohem me një fjalë të shkurtër në formë të shkruar, përmbajtja e së cilës shpresoj se ju nderon juve, kurse mua ma zbutë dhembjen që ndjej në këto çaste, sepse janë momentet e fundit të qëndrimit tim në radhët e ushtrisë, për fitoren e të cilës mbi armiqt dhe tradhëtarët në përgjithësi, dhe për konsolidimin e saj në veçanti, nuk jam kursyer, kame bërë atë që kam mundur dhe atë që kam ditur!
Pa pretenduar të glorifikoj funksionet që kam ushtruar si anëtar i Shtabit, Shef i Shërbimit për Informim e drejtues i delegacionit me KFOR në ZOK dhe Shef për Shty e Informim në Zonën e 6-të, deklaroj me përgjegjësi se për çfarë arsye largohem ose më saktë demobilizohem nga radhët e ushtrisë.
Kjo ndodhë për dy arsye: e para për shkak se udhëheqja e komunës e emruar nga UÇK-ja nuk është përfaqësuese e denjë e interesave të ushtrisë; dhe e dyta për shkak se më është thënëse duhet të jem patjeter në TMK,ndërsa doli se nuk ishte ashtu.
Shkrirjen e ZOK-ut dhe ZON-it në një Zonë, drejtuesit e lartë të Shtabit të Përgjithshëm pa e konfirmuar zyrtarisht, e kanë justifikuar se kjo ndodhë për shkak të sektorit amerikan, por edhe se ZOK-u nuk kishte zhvilluar luftën në përmasa që e kishin bërë Zonat tjera.
Caktimi i Gjilanit për qendër të Zonës së 6-të dhe emrimi i Shkri Bujës për Komandant të kësaj Zone, ishte një nder i madh që iu bë Zonës së Karadakut dhe luftëtarëve të vërtetë të luftës Çlirimtare!
Nder i madh për Zonën tonë është ardhja e Juaj Komandant Shaban Shala!
Derisa Komandant Buja vinte nga Zona e Nerodimes, Zonë që kishte zhvilluar luftë të rreptë e beteja të lavdishmebqë ia rritën namin luftës për liri, Ju Komandant Shala vini nga vendlindja e UÇK-së dhe nga Drenica e Komandantit Legjendarë, Gjeneralarmate Adem Jashari.
E para udhëheqjet komunale i ka emruar UÇK-ja.
Të gjitha marrin paga mujore të rregullta, ndërsa ushtarët dhe ushtarakët jo! Ushtarëve dhe ish ushtarakëve të ish-ZOK-ut të zgjedhur në strukturën e TMK-së, nga arka e ZON-it na është dhënë një ndihmë simbolike për të përballuar përgaditjet për dimer.
Këshilli Komunal i Gjilanit, mendoj se e ka injoruar në mënyrë absolute ushtrinë pas shkuarjes së Ahmet Isufit në detyrë të re në Shtabin e Përbjithshëm.
Për shkuarjen e Ahmet Isufit nga Zona flitet nëpër koluarese fajtore është LPK-ja dhe Ismet Sylejmani, unë jo,LPK nuk e di.
Komunarët janë marrë me ushtrinë dhe janë thirrur në emër të saj, vetëm atëherë kur u është dashur për ta dëshmuar lidhjen Qeveri e Përkohëshme Komunale TMK e Zonës. D.m.th vetëm për kozmetikë.
Është zgjedhur komisioninpër emertime të lagjeve, shesheve dhe rrugëve, asnjë anëtarë i Shtabit të TMK-së, asnjë i ish-Shtabit të ZOK-ut.
Propozimet për emertime nga ana e Shtabit të nënshkruara nga Komandant Buja, disa janë pranuar por jo atje ku i kemi propozuar, ndërsa shumë janë refuzuar si: Jusuf Gërvalla, Hamëz Jashari, Gryka e Llapushnikut etj..
E dyta, më është thënë se duhet të jem në Shtab të TMK-së, sepse jam i nevojshëm!
Doli se në test të IOM-it duhet të hyjnë të gjithë me përjashtim të Komandantit, Zevendësit dhe Shefit.
Konstatova se nuk jam i nevojshëm, prandaj vendosa jo vetëm të mos shkoj në test të IOM-it, por edhe të demobilizohem!
Po dëgjoj se largimi im po lidhet për shkak të emrimit të Shaban Shalës Komandant Zone. Kjo nuk është e vërtetë.
Unë që nga viti 1987 kam qenë anëtar i LPK-së.
Më vonë kamë qenë anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së brenda vendit.
Kamë qenë anëtarë i Komitetit Drejtues të OMLK-së.
Dy herë anëtarë i Delegacionit të LPK-së në Shqipëri në përbërje Xhavit Haziri, Xhavit Haliti, Ahmet Haxhiu dhe Arif Seferi.
Kjo histori e angazhimit tim e demanton se gjoja nuk e kamë pritur me dëshirë ardhjen e Shaban Shalës.
Nën firmën e pseudonimit Sokol Gashi dhe te disa pseudonimeve tjera që mendoj se akoma nuk duhen zbuluar, në faqet e Zërit të Kosovës,Botës së Re, Kohës etj., kamë dhënë opinionet e miapër shumë çështje-bosht i të cilaveka qenë UÇK-ja.
E bëra këtë ndërhyrje, për të shpjeguar arsyet e demobilizimit tim, por edhe për te sqaruar fjalët që bëhen koridoreve e kafeneve.
Me falni ju lutem për kohën që ua morra.
Faleminderit që më degjuat!
Gjilan, më 23.12.1999!
Pas 21 viteve, sot me 12 Prill 2020, për herë të parë bëhet publike!