Largohen nga Kosova trupat ukrainase të NATO-s, Hovenier i falënderon për shërbimin

15 tetor 2022 | 18:56

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim lamtumirës ka takuar oficerin e lartë ukrainas të NATO-s në Kosovë.

Hovenier falënderoi ushtarët ukrainas për përkushtimin e tyre gjatë misionit të NATO-s në Kosovë.

“I uroj atyre më të mirën, ndërsa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit. #QëndroniMeUkrainë”, ka shkruar Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë është përfolur tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova për t’iu bashkëngjitur ushtrisë së Ukrainës në luftën kundër pushtimit nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë…