Largohen nga puna 18 mijë shërbyes civilë
Turqia ka lëshuar një dekret që përjashton 18 000 shërbyes civilë, gjysma e të cilëve ishin pjesëtarë të forcave policore, mbi dyshimet se ky grup punojnë kundër sigurisë kombëtare.
Dekreti i lëshuar më 8 korrik, ka mbyllur 12 asociacione rreth vendit si dhe një gazetë e një televizion lokal.
Kjo lëvizje vije në prag të dy vjetorit të tentim grusht-shtetit. Qeveria turke kishte fajësuar klerikun mysliman me bazë në Amerikë, Fetullah Gulen, për tentim grusht-shteti, ku mbetën të vrarë 250 persona. Guleni kishte mohuar përfshirjen në grusht-shtet.
Autoritetet turke kanë ndaluar dhjetëra mijëra njerëz, të dyshuar për përfshirje dhe mbështetje të Gulenit.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International, kanë kritikuar këtë vendim. (Rel)