Largohen nga tregu çokolatat “Frey’’ të dyshuara për falsifikim të datës se skadencës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK), ka njoftuar se pas raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, per dyshime të falsifikim të datës se skadences se produktit çokolatë. “Prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër. “Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues. I cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë. Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta”.
“Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera. Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste”.
“Sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin. Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit. Po ashtu tek i njëjti autoritete shtetrore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokolatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data. Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njesi çokolate prodhues fabrika ‘’ Frey’’ lloji: supreme dark orange, supreme dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha me peshë 100 gram për njësi”.
“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni produktet e cekura me lartë sipas prodhuesit, llojit dhe etiketave, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin”.
080050095 thirrje pa pagesë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Policinë e Kosovës janë në proces të gjurmueshmërisë. Do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore ndaj operatoreve ekonomik dhe personave të përfshirë në raste. Operatori ekonomik i dyshuar për falsifikim është mbyllur deri ne një vendim tjetër.