Largohen protestuesit nga Kongresi, Pelosi: Sonte certifikojmë Biden President
07 janar 2021
| 00:57
Ligjvënësit amerikanë nuk dorëzohen përballë protestuesve. Në një letër drejtuar kolegëve, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi njoftoi se udhëheqësit e Kongresit kanë vendosur të rinisin sonte seancën për të certifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden sapo Kapitoli “të pastrohet” dhe të jetë gati pasi protestuesit u larguan. “Ne kemi vendosur që duhet të vazhdojmë sonte në Kapitol” tha ajo.