Largohet deponia ilegale e mbeturinave në Trudë
07 nëntor 2023
| 21:38
Komuna e Prishtinës ka larguar deponinë ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Trudë.
Lajmin e ka bërë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kjo deponi është larguar falë punës dhe angazhimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e cila drejtohet nga Ilirik Musliu.
“E larguam në tërësi deponinë ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Trudë. Të nderuar qytetarë, ju lutem mos hidhni mbeturina këtu, nuk lejohet! Do të kujdesemi që të identifikojmë personat që hedhin mbeturina dhe do t’i gjobisim. Bashkë mund të kujdesemi për mjedisin tonë, bashkë mund ta mbajmë pastër. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu. #prishtinaepastërdheegjelbër?”, ka shkruar Rama në “Facebook”.