Largohet nga LV-ja asamblisti më i votuar në Rahovec: Kurti ka linçuar besimtarët myslimanë
27 gusht 2024
| 11:17
Ilir Pallqa, kandidati më i votuar për Asamble Komunale të Rahovecit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Përmes një reagimi publik, ai ka paraqitur arsyet e dorëheqjes, ku kryesorja është heshtja e qendrës në Rahovec pas shkarkimit të Visar Korenicës nga pozita e koordinatorit, shkaku i mospërkrahjes së Kodit Civil.
Ai ka thënë se ka shumë deputetë të tjerë që kanë votuar kundër propozimeve të ndryshme nga qeveria, por nuk janë shkarkuar.
Sipas Pallqës, me këto lëvizje, kryeministri Albin Kurti duke linçuar besimtarët dhe duke mos qëndruar prapa fjalëve të thëna dikur.
Reagimi i plotë i tij në “Facebook”.