Largohet nga muri i Kuvendit dhe hidhet në kosh të plehrave fotografia e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit
17 shkurt 2023
| 14:05
Në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës sot është vendosur një poster me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Ismail Qemali.
Por sipas Nacionales, një person i panjohur e ka larguar atë që aty dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.
Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar. I pari shpalli pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë, e tjetri atë të Shqipërisë gati 111 vjet më parë.
“Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhej në fotografinë e vendosur në murin e Kuvendit.