Largohet nga puna drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar

12 maj 2020 | 17:54

Ministria në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, i ka ndërprerë marrëdhënien e punës Rrahim Ramës, drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Për këtë vendim ka njoftuar në “Facebook”, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies së punës’ për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme”, është thënë në njoftimin e ministres në detyrë, Albulena Haxhiu./ (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikur çdo sektor tjetër, pandemia Covid-19 ka afektuar tej mase…