Largohet nga QKUK-ja U.D. e shefes së Dializës në Nefrologji

26 nëntor 2021 | 20:27

Ushtruesja e detyrës së shefes së Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Hajrije Zatriqi- Korça, ka njoftuar se ndërprerë punën e saj nga të gjitha pozitat në Qendrën Kline dhe Universitare të Kosovës, raporton Paparaci.

Ajo pretendon se arsye e largimit të saj është mosrespektimi i pozitës nga stafi dhe sjelljet joadekuate të disa individëve.

“Disa nga arsyet kryesore për të cilat e kam ndërprerë marrëdhënien e punës në këtë Institucion janë mosrespektimi i pozitës sime si U.d shefe e Dializës nga stafi, dëftimeve verbale të njëpasnjëshme që nuk gëzoj poziten e shefes së dializës pa ofruar dokumente zyrtare që të më largojnë nga kjo pozitë, sjellja joadekuate nga disa individë që është e patolerueshme dhe e pa pranueshme në Institucionet Shtetërore e aq më pak ato Shëndetësore si dhe neglizhenca e personave mbikqyrës që të ofrojnë ndihmë apo mbështjetje në përmirësimin e situatave të tilla”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së…