Largohet një kamerë ilegale në Leposaviq, ishte vendosur në një shtyllë elektrike
Policia e Kosovës ka gjetur një kamerë të kamufluar në një kaperman të elektroseverit në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.
Kjo kamerë dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e Policisë së Kosovës dhe i takon strukturave paralele.
E për këtë çështje, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nuk ka persona të arrestuar, si dhe rasti po cilësohet “incizim i paautorizuar”.
Sipas Elshanit, kjo ka qenë kamera e tretë e larguar që ka vëzhguar vendet publike. “Dje në Leposaviq, policia ka larguar një kamerë e cila e monitoronte pjesën publike respektivisht magjistralen Mitrovicë-Leposavic. Pas konsultimit me Prokuror sot është hap rast incizim i paautorizuar. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa kjo është kamera e tretë e maskuar e larguar që monitoronte vendet publike. Dy të tjerat kanë qenë në Mitrovicën e Veriut në vitin e kaluar”, ka deklaruar Elshani.