Largohet tabela e Serbisë në Zubin Potok
24 shtator 2019
| 10:36
Tabela e vendosur në hyrje të Zubin Potokut nga drejtimi i pikës kufitar në Bërnjak, është larguar.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/