LARGOHU

20 janar 2020 | 15:40

SEZEN AKSU

Nëse dëshiron kësisoj
atëherë mos hezito aspak, largohu!

për mua mos u mërzit,
vetëm në këmbë mund të rri
ashtu siç edhe ti e di,
dhimbja nuk zgjatë përgjithmonë
dhe dhimbjen lëre vetëm, dashuri

sepse unë mund të dashuroj sërish
në çdo çast
ashtu siç e di edhe unë,
ne asnjëherë nuk ishim bërë të mbaheshim mend

ke të drejtë, tani largohu
mos u frikëso, mund të jemi edhe shokë,
por, të vërtetën nuk ta kam thënë,
se edhe unë isha duke menduar që shumë kohë
të ndahem nga ti… andaj, thjesht, largohu, ik!

Për të dy është më mirë, tani largohu!
Më beso, nuk jam edhe aq e pikëlluar sa ti mendon
Përbrenda kam gëzim dhe hare,
që një jetë e re që po fillon.

Pra, largohu!
largohuu!
largohuuu!
Të lutem… mos u largo!
Mos u largo, qëndro me mua.

Gënjeshtra janë, të vërtetë asgjë nuk ka
nuk jam aspak gati të ndahem nga ti
sepse… janë ca gjëra që akoma nuk i përjetuam.
Mos u largo, qëndro me mua,
sepse si e çmendur më mungon..

Mos u largo…

(Përktheu nga turqishtja: Përparim Blakaj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e tij e Manchester Cityt arriti vetëm barazim me…