Las Vegas, qyteti më i vizituar në botë
Numri i turistëve në mbarë botën në fund të vitit 2016 arriti rreth 1.24 miliardë, ndërsa deri në vitin 2030 kjo shifër pritet të kalojnë 1.8 miliardë.
Numri i turistëve vazhdimisht është rritur nga viti në vit. Rajoni me numrin më të madh të turistëve për çdo vit ka qenë Evropa, kurse në vitet e fundit, rajoni i Azi Paqësorit është rritur për t’u bërë tregu i dytë më i madh.
Turizmi në ekonominë globale merr pjesë me 7.61 trilionë dollarë. Kina, SHBA-të dhe Gjermania janë vendet me shpenzimet më të mëdha që shpenzojnë për turizëm. Në vitin 2016, Dubai ishte qyteti kryesor me shpenzimet e turistëve me 31.3 miliardë dollarë, pasuar nga Londra dhe Nju Jorku me një diferencë prej më shumë se 11 miliardë dollarë.
Krahas shpenzimeve më të mëdha të vizitorëve, Dubai për këtë vit ishte destinacioni i katërt më popullor në botë me rreth 15.27 milionë vizitorë, Bangkoku në pozitën e dytë me 21.47 milionë dhe Parisi që renditet i treti me 18.03 milionë vizitorë. Tërheqja turistike më e popullarizuar në mbarë botën ishte Las Vegasi me rreth 40 milionë vizitorë në vit. /Telegrafi/