Lata i pikëlluar për ndarjen nga jeta të veprimtarit Bajrush Behrami
01 korrik 2018
| 15:28
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi-Lata, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Bajrush Behrami.
Gashi ka theksuar se kujtimi dhe kontributi i Behramit për atdheun do të jetë i përhershëm.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Bajrush Behramit, ish i burgosur politik, nëntë vjet në burgjet serbe, veprimtar i paepur për çështje kombëtare. Vdekjen e pate të parakohshme miku im, por kontributi i juaj për atdheun tonë e kujtimi ynë për ju do të mbeten të përjetshëm.
Prehu në paqe Bajrush, i lehtë të çoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Gashi në llogarinë vet në “Facebook”.
/Epoka e re/