Lata: Sot takova çlirimtarët në Hagë, ishin të fortë si gjithmonë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Bon të Gjermanisë, veprimtari i çështjes kombëtare, Sadri Lata nga Smolica e Gjakovës, ka vizituar çlirimtarët të cilët po mbahen padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë, presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Nasim Hardinajn në Hagë.
Lata nga Haga ka përshëndetur të gjithë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët duke bërë të ditur se çlirimtarët ishin të fortë si gjithmonë.
Njoftimi i plotë i Sadri Latës:
Një përshëndetje për të gjithë ju bashkëluftetarë e bashkëveprimtar nga Den Haag, pas takimit që pata sot nga ora 10:30 me Presidentin tonë Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, Ish kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi dhe Gjeneralin Nasim Haradinaj.
Ata ishin mirë dhe të fortë si gjithëherë.