Latif Demolli: Patriot Behrami me fitore kualifikohet në çerekfinale
Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami do të bokson sonte nga ora 19:15 në kategorinë 64 kg ndaj italianit Mangiacapre Vincenzo.
Latif Demolli nga Federata e Boksit të Kosovës ka sqaruar se Patriotit i duhet të fitoj sonte në mënyrë që të kualifikohet në çerekfinale.
“Patriot Behrami bokson kundër boksierit italian Mangiacapre Vincenzo në eliminatore e nëse e fiton duelin kundër italianit, atëherë hynë në çerekfinale në luftë për medalje. Patriotit i dëshirojmë sukses dhe fitore sonte në duel me boksierin e mirënjohur italian, i cili është fitues i disa medaljeve Evropiane e Botërore. Behrami është në formë të mirë dhe besojmë se sonte do të korrë fitore”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënëse i Federatës së Boksit dhe gjyqtar ndërkombëtar.
/Epoka e re/